Për shkak të lëndimit, mungon Messi

Për shkak të lëndimit, mungon Messi

Sulmuesi argjentinas, Lionel Messi, nuk do të jetë i gatshëm as për ndeshjen e Barcelonës kundër Valencias këtë të shtunë.

Sipas portalit spanjoll AS, stafi mjekësor i Barcelonës nuk do të rrezikojë Messin as në ndeshjen e së shtunës.

Messi u lëndua në stërvitjen e 5 gushtit dhe pse u tha që ishte vetëm një lëndim i lehtë, që nga ajo kohë sulmuesi i Barcelonës nuk arriti të trajnohet me grupin pa ndjerë dhimbje.

Pesë herë fituesi i topit të artë pritet të rikthehet në fushë gjatë ndeshjes së parë në Champions League, kundër Dortmundit.

Ndërsa sulmuesi i Barcelonës, Suarez, do të jetë në dispozicionin e trajnerit Ernesto Valverde.

Këtë të shtunë duke filluar nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja mes Barcelonës dhe Valencias./21Media