Ylli i Barcelonës u lëndua

Ylli i Barcelonës u lëndua

Lionel Messi do të humbasë “El Clasico” pasi u përjashtua për tre javë pas lëndimit që pësoi në kraharor në fitoren e skuadrës së tij ndaj Sevillës të shtunën.

Argjentinasi la fushën në agoni pasi e lëndoi rëndë krahun e djathtë, duke u përplasur në ajër me Franco Vazquez.

Messi u largua në minutën e 26-të, ndërsa deri në ato momente ndihmoi me një gol dhe asist. Messi la fushën në kohën kur rezultati ishte 2 me 0, ndërsa në fund Barça fitoi 4 me 2, shkruan rtv21.tv.

Barcelona konfirmoi pas ndeshjes se 31-vjeçari pësoi një “thyerje të kockave radiale në krahun e djathtë” dhe do të humbasë lidhjen e Ligës së Kampionëve kundër Interit në mesjavë dhe ndeshjën me Real Madridin të dielën e ardhshme.

Pavarësisht lëndimit të Messit, Barcelona e shtyu epërsinë e tij në pjesën e dytë./21Media