Messi merr edhe një çmim

Messi merr edhe një çmim

Lionel Messi ka arritur ta sigurojë edhe një çmim tjetër në karrierën e tij, menjëherë pasi u shpall për të gjashtën herë fitues i Topit të Artë. Ai tani është zgjedhur si futbollisti më i mirë i muajit nëntor.

Ky çmim ju dha atij për shkak që u cilësua si futbollisti vendimtar në shumë ndeshje të Barcelonës, falë përformancës së mirë të tij, ku edhe disa herë u zgjodh “man of the match”.