“Kjo është shtëpia ime, nuk dua të largohem"

“Kjo është shtëpia ime, nuk dua të largohem”

Lionel Messi ka dhënë një intervistë për Sport, ku ka thënë që nuk beson që klubi spanjoll, Barcelona ka bërë gjithçka për të rikthyer Neymar.

Gjatë kësaj vere Neymar ka kërkuar të kthehet në Barcelonë, por transferimi nuk ka ndodhur sepse gjiganti francez, PSG ka kërkuar 300 milionë euro.

Për këtë ka komentuar sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi, transmeton rtv21.tv.

“Do të doja që Neymar të rikthehej. Nuk e di nëse Barcelona bëri gjithçka për ta rikthyer. Mirëpo, është e vërtetë që negociatat kanë qenë të vështira. Neymar është një nder lojtarët më të mirë në botë. Nuk pyeta për ta rikthyer, gjithçka çfarë bëra ishte të jap opinionin tim. Nuk jam i zhgënjyer. Kemi skuadër spektatkulare, më të cilët mund të konkurrojmë për të gjitha trofetë”, deklaroi ai.

Ai po ashtu foli për të ardhmen në Barcelonë.

“Kjo është shtëpia ime, nuk dua të largohem. Unë dua vetëm të fitoj”, përfundoi ai.

Klubi blaugranas këtë të shtunë do të luajë kundër Valencias në orën, 21:00./21Media