Messi – sportisti më i paguar në botë

Futbollisti i Paris Saint-Germain (PSG), Lionel Messi është sportisti më i paguar në botë në vitin e fundit, raportoi revista Forbes.
Ai fitoi 130 milionë dollarë para taksave, nga të cilat 75 milionë dollarë lidheshin me rrogën ndërsa 55 milionë të tjera fitoi nga sponsorizime të ndryshme.
Në vendin e dytë është LeBron James, një basketbollist i Los Angeles Lakers, të ardhurat e të cilit janë 121.2 milionë dollarë, por pjesa më e madhe, ose 80 milionë dollarë, vijnë nga aktivitete jo sportive.
Cristiano Ronaldo është i treti për nga fitimet me 115 milionë dollarë. Ai paguhet 60 milionë dollarë dhe fiton 55 milionë dollarë të tjerë nga sponsorët. Një tjetër futbollist është lartë në listë, në vendin e katërt është braziliani Neymar, të ardhurat totale të të cilit janë 95 milionë dollarë dhe 70 milionë i bien paga.
Përveç LeBron James, tre basketbollistë të tjerë të NBA janë në listën e 10 sportistëve më të paguar, pikërisht Stephen Curry (92.8 milionë dollarë në total), Kevin Durant (92.1 milionë dollarë në total) dhe Giannis Antetokounmpo (80.9 milionë dollarë në total).
Shtatë herë fituesi i Super Bowl Tom Brady është në vendin e nëntë (83.9 milionë dollarë në total). Vëmendje të veçantë tërheq Roger Federer, i cili është në vendin e shtatë dhe ka fituar vetëm 700 mijë dollarë nga çmimet e tenisit. Por, kampioni vjen me fitimet jashtë fushave të tenisit prej 90 milionë dollarë të ardhura.

Back to top button