Barcelona 3:0 Eibar

Barcelona 3:0 Eibar

Barcelona fitoi kundër Eibar-it, me rezultat 3:0, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të javës së nëntë të La Ligas. Ishin sulmuesit, Messi, Suarez dhe Gerizmann të cilët i siguruan fitoren e katërt me radhë skuadrës së Valverde.

Griezmann shënoi golin e epërsisë në minutën e 13-të të ndeshjes. Më pas Lionel Messi (58′) dyfishoi epërsinë për Barcelonën, ndërsa rezultatin përfundimtar e vulosi Suarez-i, me golin e shënuar në minutën e 66-të të ndeshjes.

Me këtë fitore Barcelona zë vendin e parë me një pikë më shumë të fituar se Reali, mirëpo që skuadra Madrilene ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Ndërsa Eibari gjenndet në vendin e 14-të, me 9-të pikë të grumbulluara./21Media