Messi dhe Van Dijk janë kandidatë për Topin e Artë

Messi dhe Van Dijk janë kandidatë për Topin e Artë

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi tha fjalë të mira për qendërmbrojtësin e Liverpool-it, Virgil van Dijk.

Holandezi fitoi çmimin lojtari më i mirë i shpallur nga UEFA, derisa Messi fitoi çmimin lojtari më i mirë i shpallur nga FIFA dhe të dy janë kandidatë për Topin e Artë.

Argjentinasi tha se Van Dijk është mbrojtës i mirë pasi di të luaj si në sulm ashtu edhe në mbrojtje.

Është mbrojtës që e di kohën e duhur për të ndaluar sulmuesin. Është i madh dhe i shpejtë, është i mirë si në sulm edhe në mbrojtje, pasi shënon shumë gola”, deklaroi ai.

Messi foli në fund edhe për mesfushorin, Frenkie de Jong, për të cilin beson që do të arrijë të adaptohet shumë shpejt.

Ai do të adaptohet shumë shpejtë sepse ka ardhur nga një klub me filozofi të njëjtë. Është rritur me të njëjtën ide, me të njëjtin stil të lojës. Duhet të ndihet më i qetë, por është mirë. I pëlqen ta ketë topin, të luaj me pasime të shkurtra. Është futbollist i kompletuar”, përfundoi ai.