Dyshohet se ajo mund të dënohet deri në 15 vjet burg

Dyshohet se ajo mund të dënohet deri në 15 vjet burg

Një mësuese 23-vjeçare e shkollës Illionis në SHBA u arrestua nën akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me një student.

Hailey Reno ishte punësuar në shkollë në vitin 2018, për të trajnuar ekipet e basketbollit dhe volejbollit të shkollës, e cila në të kaluarën ka qenë gjithashtu një sportiste.

Tashmë 23-vjeçarja po përballet me akuza për joshje seksuale, ndaj një të mituri në moshën mes 13 – 17 vjeçar. Në lidhje me këtë akuzë ajo dyshohet të dënohet deri në 15 vjet burg.

Policia nuk njoftoi ende për detaje të mëtejshme të çështjes pasi hetimi po vazhdon, por një zyrtar tha se familja e mësueses është mashtruar në lidhje me incidentin dhe se nuk ka asnjë dëshmi të joshjes seksuale të një studenti, raporton oranews.