Mësuesja e tërheq zvarrë 9-vjeçarin me autizëm nëpër korridor

Mësuesja është përjashtuar nga shkolla

Një mësuese po akuzohet se ka tërhequr zvarrë 9-vjeçarin me autizëm, në korridorin e një shkolle në shtetin e Kentuckyt. Policia e Kentuckyt raporton se ka filluar hetimet për mësuesen, Trina Abrams. Sipas raportimeve, mësuesja është përjashtuar nga shkolla të hënën.

Në një video që po qarkullon në rrjete sociale, ajo dëgjohet duke e pyetur 9-vjeçarin se a dëshiron të ecë, ndërsa ai ia kthen jo. Në një pikë, ajo dëgjohet duke i bërtitur “Zgjohu”, dhe e zvarrit atë teksa ai refuzon.

Angela Nelson, e ëma e djaloshit, tha se eksperienca ishte shumë e vështirë për djalin e saj. Ajo tha se po e tregon këtë rast për të parandaluar incidentet e tilla. “E dua shumë dhe nuk do të doja që kjo t’i ndodhte më”, tha ajo.

Ndërsa, njerku i saj tha se nuk e ka pare kurrë në gjendje aq të keqe, dhe tregoi se ai është diagnostifikuar me autizëm ADHD, PTSD, ankth dhe depresion dhe ka ngecje në të folur.

Shkolla përmes një prononcimi ka bërë të ditur se janë në dijeni për veprimet e mësueses./21Media

Back to top button