E larguan nga puna

E larguan nga puna

Një mësuese në një shkollë fillore në Hertfordshire është larguar nga puna kërcënoi nxënësit e saj.

Ajo u tha nxënësve hebrenj se ajo do t’i “dërgonte ata në dhomat e gazit” nëse nuk do të bënin detyrat e tyre të shtëpisë.

Nëse nuk bëni detyrat, ju dërgojë në dhomë gazi” ishin këto fjalët e një mësueseje të një shkolle fillore angleze në Hertfordshire, të Radlett, në Newberries Primary School.

Mësuesja e paidentifikuar u tha nxënësve në Shkollën Fillore Newberry në Radlett se ajo ishte “shaka” dhe u kërkoi atyre që të mos i tregonin askujt. Sidoqoftë, fëmijët u thanë prindërve të tyre për incidentin dhe lajmi u përhap menjëherë, transmeton rtv21.tv.

Prindërit dëshironin t’i largonin fëmijët e tyre nga shkolla por bordi i shkollës u takua menjëherë dhe vendosi të largojë mësuesen nga puna./21Media