Mësuesja e artit që synon t’i pikturojë mbi 300 kisha

Hayley Fern, një mësuese arti ka thënë se synon të pikturojë 310 kisha të vendit ku ajo jeton
Fern, nisi të pikturojë kishat në të gjithë Leicestershire gjatë pushimeve shkollore të vitit të kaluar.
“Disa njerëz më sugjeruan se mund të bëjë një libër, gjë që do të ishte e mahnitshme. Nisa të vizatoja kishën time lokale dhe kështu kjo u bë si pjesë e përqafimit të zonës lokale, ndërgjegjësimit për kishat e bukura dhe u bë një mënyrë për të folur e takuar njerëz”, tha ajo.
48 vjeçarja publikon punimet e saj në rrjete sociale, kur artdashësve u pëlqejnë krijimet e saj.
Ajo tani thotë se mendon të bashkëpunojë me dikë që di për historinë e kishave për të prodhuar një libër.
Fern thotë se do t’i duhen vite për të përfunduar projektin e saj, por kjo është diçka në të cilën nuk nxitohet./21Media

Back to top button