Detyron nxënësit t'i hanë plehrat

Detyron nxënësit t’i hanë plehrat

Një mësues i shkollës së konviktit në Kinë është arrestuar pasi dyshohet se ka detyruar katër nxënës të hanë mbeturina.

Gjithë kjo kishte ndodhur pasi ata nuk kishin arritur ta pastronin shportën e mbeturinave në dhomën e tyre të konvikteve. Nxënësve u është thënë të gëlltisin letër, mbështjellje plastike në shkollën fillore në Zhoukou, në provincën Henan.

Pas këtij incidenti që ndodhi muajin e kaluar në Shkollën Fillore Shuiquan, drejtori i shkollës dhe zëvendësdrejtori i shkollës janë larguar nga puna. Gjithë ky incident doli në dritë pasi një nxënës 11-vjeçar ishte dërguar në spital për shkak të dhimbjes në stomak.

Djaloshi kishte treguar gjithçka. Ai kishte thënë që mësuesi, i njohur si Jiang, kishte vizituar dhomën e tij të konvikteve më 7 shtator dhe kishte parë se koshi nuk ishte zbrazur, transmeton rtv21.tv.

Ai pyeti se kush ishte përgjegjës për të pastruar dhomën atë ditë, dhe ne të gjithë ishim shumë të frikësuar dhe asnjë nga ne nuk guxoi të përgjigjet” kishte thënë nxënësi, i njohur si Ling Ling, para një reporteri nga reparti i spitalit ku po qëndronte.

“Atëherë ai tha nëse askush nuk do të fliste, secili nga ne duhet të hanë një copë mbeturina me radhë derisa të harxhohen plehrat,” kishte shtuar ai.

Nga frika se do të ndëshkoheshin më tej, nxënësit ndoqën urdhërin e mësuesit dhe hëngrën plehrat. Jiang u arrestua në 11 shtator ndërsa shkollës iu dha 60 ditë për t’i korrigjuar gabimet e saj./21Media