Largimi i Rinës nga muzika

Largimi i Rinës nga muzika

Met Elshani sqaron largimin e Rinës nga muzika dhe përvetësimin e Instagramit të saj.

Rina Balaj ka disa javë që është larguar nga muzika, duke mbyllur kështu rrjetet sociale. Menaxheri i kompanisë “On Records”, Met Elshani tregon se Rina është larguar me dëshirën e saj nga muzika dhe se nuk është më pjesë e “On Records”, këtë e ka bërë të ditur përmes postimit të fundit që ka bërë në rrjetin social Instagram,

Instagrami i Rina Balaj me më shumë se 440 mijë ndjekës është përvetsuar nga Met Elshani i cili ka ndërruar emrin në “On Records” dhe aty ka prezantuar dy këngëtaret e reja të këtij labeli./21Media