Nesër ditë zie kombëtare në Shqipëri

Nesër ditë zie kombëtare në Shqipëri

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta sot vendosi të anulojë pritjen shtetërore me rastin e Ditës së Flamurit dhe Festës së Pavarësisë.

“Nisur nga situata e rëndë e fatkeqësisë natyrore që goditi vendin tonë dhe që për fat të keq shkaktoi humbje jetësh të qytetarëve, plagosje dhe dëme të jashtëzakonshme materiale si dhe nga rëndësia prioritare e përqendrimit të të gjitha forcave e energjive për të përballuar pasojat katastrofike të kësaj tragjedie, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z. Ilir Meta ka vendosur të anulojë Pritjen Shtetërore organizuar me rastin e ditës së Flamurit dhe Festës së Pavarësisë, planifikuar për në datën 28 nëntor 2019, në orën 19:00, në Pallatin e Brigadave, Tiranë”, u bë e ditur në njoftimin e Presidencës.

Ndërkohë, Qeveria shqiptare vendosi të shpallë ditën e nesërme ditë zie kombëtare. Ky vendim i qeverisë erdhi pas tërmetit katastrofik që goditi Shqipërinë mëngjesin e sotëm, me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, nga i cili numri i të vdekurve shkoi në 21, ndërsa u lënduan qindra persona./oranews