Meta takohet me Macronin

Meta takohet me Macronin

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta është takuar mbrëmë me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, me rastin e Forumit të Parisit për Paqen.

Pas takimit, Meta u shpreh se bashkëpunimi me Francën është shumë i rëndësishëm për të ardhmen e Shqipërisë evropiane.

“Kënaqësi e veçantë të takohesha mbrëmë me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron, me rastin e Forumit të Parisit për Paqen! Bashkëpunimi me Francën, shumë i rëndësishëm për të ardhmen tonë europiane!”, shkroi Meta në Facebook.

Forumi i Paqes i Parisit është mbajtur për herë të parë vitin e kaluar, në 100 vjetorin e armëpushimit që solli fundin e Luftës së Parë Botërore dhe synon të bëjë bashkë udhëheqës të shteteve, të organizatave kryesore ndërkombëtare dhe të institucioneve tjera, që të bashkëpunojnë për arritjen dhe forcimin e paqes në botë./21Media