Meta dekoron me urdhrin “Nënë Tereza” Pacollin

Për ndihmën e tij dhënë Shqipërisë pas tërmetit

President i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekoruar me urdhrin më të lartë “Nënë Tereza”, ministrin e punëve të jashtme në detyrë të Kosovës, Behgjet Pacollin, për ndihmën ndaj popullit shqiptar pas tërmetit të 26 nëntorit.

“Thellësisht i prekur nga ceremonia që Presidenti i Shqipërisë Meta organizoi për dekorimin tim me Urdhërin e lartë “Nënë Tereza” me motivacionin; Për ndjeshmërinë e lartë, personale dhe familjare, si gjithë populli dhe shteti i Kosovës, treguar përkundrejt popullatës së Thumanës, dhe mbarë Shqipërisë, duke nxitur kësisoj një zinxhir solidariteti kombëtar të pashembullt me rastin e tërmetit të 26 nëntorit 2019 ;Për kontributin e vazhdueshëm humanitar në rrafsh kombëtar dhe global ;””, ka shkruar Pacolli ndër tjerash në Facebook

Ai po ashtu tha se gjatë kësaj ceremonie ka bërë thirrje për pajtim mes veti në Shqipëri, në Kosovë dhe midis të dyja shteteve.

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli dhe familja e tij kanë ndarë 1 milion euro për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri./21Media

Back to top button