''Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë duhet ta intensifikojnë bashkëpunimin dhe njëjtësimin e politikave''

”Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë duhet ta intensifikojnë bashkëpunimin dhe njëjtësimin e politikave”

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta sot u takua me krerët e Lëvizjes Vetëvendosje. Siç njofton kryetari i kësaj partie, në takim u diskutua për situatën politike në të cilën po kalon Kosova dhe kombi shqiptar në përgjithësi.

”Republika e Kosovës dhe Republika e Shqipërisë duhet ta intensifikojnë bashkëpunimin dhe njëjtësimin e politikave, si në rrafshin brendakombëtar, po ashtu edhe në politikën e jashtme; në funksion të faktorizimit, zhvillimit e sovranizimit tonë të përbashkët”, shkruan Ymeri në facebook, duke shtuar se presidenti Meta uroi Lëvizjen VETËVENDOSJE! për rezultatin e saj në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit.

Ndryshe, presidenti Meta u takua edhe me liderët e partive tjera në vend./21Media