Meta e quan detyrim historik çeljen sa më parë të negociatave për anëtarësim

Meta e quan detyrim historik çeljen sa më parë të negociatave për anëtarësim

Ndërkohë që mazhoranca vazhdon seancën parlamentare të mocionit për shkarkimin e presidentit të Shqipërisë Ilir Meta, ky i fundit ka reaguar.

Meta në një status në Facebook tha se Shqipëria ka nevojë për reflektim dhe përgjegjësi maksimale të aktorëve politike.

Kreu i shtetit bën thirrje që të bëhen përpjekje maksimale që Shqipëria të mos mbetet pas Maqedonisë së Veriut në përparimin drejt integrimit evropian.

“Shqipëria ka nevojë për reflektim dhe përgjegjësi maksimale nga të gjithë aktorët politikë! Të mos humbasim këtë moment historik për të hedhur një hap përpara drejt Evropës.

Të bëjmë çdo përpjekje për mos-shkëputjen nga përparimi i fqinjit tonë Maqedonisë së Veriut. Çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit detyrim historik për të gjithë ata që duan Shqipërinë si Evropa!”, shkruan Meta./21Media