Meta: Forcat politike të bashkohen për të garantuar stabilitetin e vendit

Sipas tij, ngjarjet në Maqedoni si pasojë e kokëfortësisë 

Presidenti i sapo zgjedhur i Shqipërisë, Ilir Meta, u ka bërë thirrje forcave politike në vend që të bashkohen për të garantuar stabilitetin e vendit dhe legjitimitetin e institucioneve.

“Dje ne kemi parë ngjarjet tronditëse në Kuvendin e Maqedonisë të cilat janë pasojë e një konflikti dhe kokëfortësie politike të papranueshme. Ndaj unë edhe një herë tjetër dua të apeloj të gjithëve të bëjmë çdo gjë për stabilitetin e vendit e legjitimitetin e institucioneve tona në mënyrë që të mos sakrifikojmë të gjithë arritjet që vendi ka njohur deri tani si dhe të ardhmen evropiane”, deklaroi Meta.

Ai ka bërë thirrje që të gjithë të kontribuojnë në zgjedhje të lira, të ndershme dhe demokratike.

“Çdo politikan është gjithmonë mes dy raportesh, pushtetit dhe demokracisë. Unë kam zgjedhur dhe do zgjedh gjithmonë demokracinë në raport me pushtetin. Ëndrra ime ka qenë për t’u bërë pedagog pasi në vitin ‘88 ishte e vështirë të ëndërroje të bëheshe deputet, kryeministër, kryetar parlamenti apo edhe aq më tepër që të zgjidhesh president. Dhe unë kam pasur këtë mundësi vetëm falë demokracisë dhe mundësi që ajo u ka dhënë shqiptarëve për të gëzuar liritë e tyre, dhe për ti dhënë vendi mundësinë për të qenë vend anëtar i NATO-s kandidat për BE, që ka mundësi të çelë negociatat së afërmi, nëse ne do arrijmë të bëjmë çdo sakrificë për standardet,  që të forcojmë legjitimitetin e të gjitha institucioneve tona, me qëllim që  të krijojmë të gjitha shanset për një vend më frymëzues për të gjithë të rinjtë. Do bëj çdo gjë të gjitha cilësitë e mia për të justifikuar këtë besim që ju më dhatë sot jo vetëm para jush por para gjithë qytetarë para Kushtetutës, përpara interesa më të rëndësishme që kanë të bëjmë me stabilitetin, sigurinë dhe të ardhmen evropiane”, u shpreh Meta.

Back to top button