"Për krizën aktuale jam gati të dorëzoj mandatin e presidentit" kjo është deklarata e fortë e presidentit Ilir Meta nga Pogradeci

“Për krizën aktuale jam gati të dorëzoj mandatin e presidentit” kjo është deklarata e fortë e presidentit Ilir Meta nga Pogradeci

Për kreun e shtetit kjo “është një sakrificë që të mos instalohet një juntë ushtarake”.

Ilir Meta: “Kriza nuk zgjidhet as me retorikë dhe as me metoda policore por me dialog dhe përpjekje serioze. Pasojat e krizës mund të jenë të rënda për Shqipërinë. Si president kam bërë çdo përpjekje për të parandaluar krizën” ka vijuar Meta nga Pogradeci ku ndodhet në mbështetje të fushatës kombëtare të dhurimit të gjakut.

Presidenti thotë se kriza është e qëllimshme dhe janë minuar të gjitha përpjekjet e presidentit për ta parandaluar këtë krizë

Ilir Meta: “Më duhet të theksoj se kriza kushtetuese dhe institucionale nuk është e re dhe arsyet dhe argumentet i kam dhënë dhe më parë. Jo vetëm prej kohësh nuk kemi gjykatë Kushtetuese dhe i gjithë sistemi gjyqësor është i paralizuar por dhe janë minuar përpjekjet dhe inciativat, interesimi i veçantë i presidentit për të parandaluar krijimin e kësaj krize nga aktorë të caktuar. Pra kemi një krizë që në vlerësimin tim është e qëllimshme dhe ka rrezikuar seriozisht rendin kushtetues në republikën e Shqipërisë po kështu dhe të drejtat e qytetarëve dhe grupeve të caktuara të interesit.”

Meta e quajti dhe veprim të papranueshem  dorëzimin e mandateve nga opozita.

Ilir Meta: Tani kriza është thelluar më tej pas një veprimi të paprecedentë të opozitës shqiptare i cili është një veprim i papranueshëm dhe i dënueshëm nga ana ime që ka thelluar serioizisht krizën e përfaqësimit të kuvendit të Shqipërisë si institucioni kryesor përfaqësues i Republikës së Shqipërisë dhe qytetarëve shqiptarë.

Në vlerësimin tim, sot Kuvendi i Shqipërisë, ka 82 deputetë të ligjshëm, ku përfshihen edhe ata 3 deputetë të opozitës që nuk pranuan të djegin mandatet sipas vendimit politik të partive përkatëse. Çdo numër tjetër përtej këtij, jo vetëm thellon krizën e përfaqësimit por dhe është i konstestueshëm, në të gjitha planet: Si në atë ligor, politik, moral e kushtetutes.

Sot në Shqipëri, mund të gjenden të paktën mbi 1 milion shqiptarë Pro-Europianë, që kanë moshën dhe mund të plotësojnë formularin e deklriminalizimit, të cilët “mund të ndihmojnë” në miratimin e ligjeve, apo reformave të ndryshme.
Por, kriza e thellë e përfaqësimit nuk mund të zgjidhet, as me dhunë, as me metoda policore, dhe as me mjete financiare, por vetëm me dialog politik, për të rivendosur legjitimetin e përfaqësimit në Kuvendin e Shqipërisë.

Kreu i shtetit nënvizoi gjithashtu se plotësimi i parlamentit me deputetët e tjerë vetëm sa fsheh krizen dhe minon çeljen e negociatave.

“Në vendin tonë, mund të thërriten dhe 1 milionë qytetarë që kanë mbushur moshën për të qenë deputetë dhe nuk kanë frikë të plotësojnë formularin e dekriminalizimit për të votuar në parlament ligjet në emër të reformave e integrimit europian por kjo duhet të sigurojë të gjithë që as nuk e fsheh këtë krizë të thellë përfaqësimi dhe as nuk e garanton por përkundrazi minon çeljen e negociatave me BE. Nuk  mund të ketë zgjidhje të kësaj krize as në mënyrë ultimative apo përmes retorikave që nxisin veprimet e dhunshme dhe as me metodat policore apo financiare por vetëm me një dialog politik të shpejtë, serioz dhe të përgjegjshëm që garanton rivendosjen e jetës politike në normalitet duke respektuar kushtetutën dhe ndarjen e pushteteve dhe të gjithë angazhimeve që Shqipëria duhet ti plotësojë urgjentisht për të marrë mesazhe pozitive për çeljen e negociatave.”/Oranews