Në moshën 63 vjeçare ka vdekur solisti i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, Rexhep Çeliku

Në moshën 63 vjeçare ka vdekur solisti i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore, Rexhep Çeliku

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta i ka shprehur ngushëllime familjes për ndarjen nga jeta të  Rexhep Çelikut.

Ai ka thënë se  me dhimbje të thellë ka mësuar lajmin drithërues  së emblemës së valles dhe traditës kulturore, Rexhep Çelikut.

“Me dhimbje të thellë mësova lajmin drithërues të ndarjes së parakohshme nga jeta të Rexhep Çelikut, emblemës së valles dhe traditës sonë kulturore, mjeshtrit të madh të skenës së Ansamblit tonë Shtetëror, të papërsëritëshmit të kërcimit tonë popullor, njeriut fisnik e atdhetar, frymëzimit të spikatur të brezave të artistëve të rinj.I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, njerëzve të tij të dashur e kolegëve për këtë humbje të madhe e të pazëvendësueshme.” ka shkruar Meta në facebook./21Media