Meta kërkon koordinim të shpejtë të institucioneve

Meta kërkon koordinim të shpejtë të institucioneve

Përhapja masive e zjarreve në disa male ka shqetësuar edhe presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta.

Ai po ndjek situatën aktuale, sidomos në Lezhë e Gjirokastër ku vatrat e zjarrit janë më të shpeshta.

Përmes një njoftimi të shpërndarë nga presidenca thuhet se kreu i shtetit inkurajon marrjen e masave efektive të emergjencës për neutralizimin e flakëve.

Meta duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së mjedisit dhe të natyrës, u bën thirrje dhe nxit institucionalisht autoritetet qendrore e vendore, për koordinimin në kohë, me qëllimin përballimin me efektivitet të situatës, për t’u ardhur në ndihmë zonave të prekura nga zjarret, veçanërisht për eliminimin e rrezikut për jetët e qytetarëve.

Sot flakët kanë përfshirë malin e Shëngjinit. Pavarësisht punës së zjarrfikësve dhe Policisë, flakët nuk po ndalen, madje i janë afruar shumë shtëpia të banuara e biznese, duke sjell panik tek banorët.

Po ashtu të kërcënuara nga flaket janë edhe varrezat e qytetit./21Media