Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar pas lajmit për vdekjen e udhëheqësit të Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka reaguar pas lajmit për vdekjen e udhëheqësit të Shtetit Islamik Abu Bakr al-Bagdadi

Përmes një postimi në rrjetin sociat Facebook, kreu i shtetit shkruan se Ikja në ferr e Al-Baghdadi është një lajm shumë i mirë për njerëzimin.

“Ikja në ferr e Al-Baghdadi është një lajm shumë i mirë për njerëzimin, për një botë në paqe dhe më të sigurtë! Mbështes plotësisht deklaratën e Presidentit Trump! Krenar që Shqipëria është pjesë e koalicionit botëror në luftën kundër terrorizmit!”, ka deklaruar Meta.

Ndërkohë Trump gjatë deklaratës së tij u shpreh se udhëheqësi i Shtetit Islamik ishte fshehur në një tunel nga u përpoq të ikte, ”duke qarë dhe duke bërtitur gjatë gjithë rrugës”.