Futbolli shqiptar në zi

Futbolli shqiptar në zi

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka ngushëlluar familjen Papadhopulli me rastin e vdekjes së legjendës së futbollit Miço Papadhopulli, shkruan rtv21.tv

Meta tha se vdekja e “Dajës”, siç është njohur tek publiku, “është një lajm shumë i dhimbshëm edhe për mua si për të gjithë ata që e njohën dhe e donin për kontributet e jashtëzakonshme në zhvillimin e futbollit shqiptar edhe si kampion në fushën e blertë, por edhe si drejtues, frymëzues i sportit tonë përgjatë gjithë jetës së tij”.

Presidenti theksoi se ishte me fat që e njohu nga afër Papadhopullin.

Në këto momente jam pranë Familjes Papadhopulli dhe gjithë dashamirësve të pafund të tij, pranë klubit Partizani për të cilin kontribuoi në suksese historike brenda e jashtë vendit, pranë Federatës së Futbollit dhe gjithë sportdashësve tanë. Isha me fat që e njoha nga afër këtë njeri, sa të madh aq dhe të dashur e të thjeshtë.U prehtë në paqe shpirti i tij i pastër dhe i madh”, shkroi Meta në Facebook.

Kujtojmë se homazhet për të ndjerin do të bëhen sot tek Muzeu Kombëtar, nga ora 12:00 deri në orën 15:00./21Media