Meta: Jemi në krah të Turqisë mike

Pas tërmetit në Turqi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta reagoi për situatën e krijuar në Turqi pas tërmetit që e goditi mbrëmë.

Përmes një postimi në “Facebook”, Meta shprehu ngushëllimet për familjarët e të prekurve dhe mbështetjen e shtetit shqiptar.

“Me shqetësim dhe dhimbje të thellë po ndjek situatën në Turqinë mike, të goditur nga tërmeti tragjik. Shumë i tronditur nga viktimat në njerëz, ju shpreh ngushëllimet më të ndjera familjarëve e të dashurve të tyre, të gjithë popullit turk dhe Presidentit Recep Tayyip Erdoğan, duke u lutur që të mos ketë të tjera humbje jetësh. Të gjithë të lënduarve nga kjo fatkeqësi natyrore ju uroj shërim sa më të shpejtë. Në këto momente tepër të vështira, unë dhe populli shqiptar jemi në krah Turqisë mike!”, ka shkruar Meta.

Deri më tani të paktën 20 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 1 mijë të tjerë kanë mbetur të lënduar si pasojë e një tërmeti të fuqishëm në Lindjen e Turqisë. Tërmeti me magnitudë 6.8 shkallë, me qendër në qytetin e Sivrice në provincën Elazig, bëri që ndërtesat të shembeshin./21Media

Back to top button