Meta kthen në Kuvend pr/buxhetin e vitit 2019

Meta ka besim se Kuvendi do të reflektojë një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Merta ka kthyer në Kuvend për rishqyrtim ligjin “Për Buxhetin e vitit 2019”.

Në një njoftim të publikuar në faqen e Presidencës, Meta shprehet se duke parë situatën politike në vend dhe kërkesat e studentëve ka vendosur të kthejë për rishqyrtim ligjin e buxhetit me qëllim që të përmbushen objektivat sociale.

Meta thekson më tej se është besimplotë se Kuvendi do të reflektojë për një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve dhe interest publik.

“Presidenti i Republikës SH.T.Z. Ilir Meta, duke ndjekur me shumë vëmendje situatën politike më të fundit në vend, si dhe duke vlerësuar konsensusin e gjerë publik mbi kërkesat e studentëve, të cilat janë konsideruar nga të gjithë aktorët politikë si, të drejta, legjitime dhe të realizueshme, duke synuar interesin më të mirë në përmbushjen e objektivave sociale të parashikuara në nenin 59 të Kushtetutës, si dhe në garantimin e stabilitetit në vend, me dekretin nr. 10997, datë 13.12.2018 ka vendosur “Kthimin për rishqyrtim në Kuvend të ligjit nr.99/2018 “Për buxhetin e vitit 2019”, me qëllim rishqyrtimin e tij. Presidenti i Republikës, ka besimin e plotë se Kuvendi i Shqipërisë do të reflektojë një bashkëpunim gjithëpërfshirës me qëllim plotësimin e kërkesave të studentëve dhe interesit publik.”, ka theksuar Meta.

Ditën e mërkurë, LSI depozitoi në Kuvend dy amendamente me qëllim që të plotësoheshin kërkesat e studentëv. Por, edhe pse Kuvendi nuk e mori parasysh kërkesën, LSI kërkonte në njërin prej amendamenteve që të bëhej një ndryshim në ligjin e buxhetit, raporton vizionplus

Back to top button