Meta: Kurrë nuk e mendoja se pas 30 viteve do të vinte kjo ditë

Meta u bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka i bërë sërish thirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen protestës së 2 marsit.

Këtë mëngjes, kreu i shtetit shqiptar e ka nisur ditën me një video, të fillim viteve 1990, ku studentët e dhjetorit shembën diktaturën komuniste, mes tyre është edhe Ilir Meta.

Në llogarinë e tij “Facebook”, Meta ka thënë se ” nuk e mendoja që pas 30 vitesh të ftoja qytetarët për të mbrojtur pluralizimin dhe demokracinë”./21Media

Back to top button