Meta me familje pushon në Prevallë

Meta me familje pushon në Prevallë

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, së bashku me familjen e tij, tash e sa ditë po shijon bukuritë e Maleve të Sharrit.

Prevalla, Brezovica dhe Bjeshkët e Sharrit, ishin vetëm disa vende ku familja Meta ndaloi për pushime, shkruan rtv21.tv

Nga këto vende piktoreske, presidenti nuk hezitoi të ndaj me miqtë e tij në rrjete sociale disa fotografi. Sot ai publikoi një fotografi me një blegtor nga Prevalla. Bajrami që dikur ishte mësues, i është rikthyer traditës së familjes së tij si blegtor.

Meta është mahnitur nga puna e Bajramit, sa që nëse do të jepej ndonjë çmim ndërkombëtar se kush prodhon kosin më të mirë, ai nuk do të habitej nëse e fiton blegtori nga Prevalla.

“I lumtur të njihja këtë njeri të mrekullueshëm”, shkroi Meta në Facebook./21Media