Meta: Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme nuk është autoshkollë

Shqipëria do ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së

Vijon debati në distancë mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta lidhur me refuzimin e dekretimit të Gent Cakajt në postin e Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

“Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor. Partia Socialiste ka kapacitete të jashtezakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Meta në “Facebook”.

Ai shtoi se Shqipëria do jetë gjithmonë faktor paqe e stabiliteti në rajon dhe do ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së.

Polemikat në mes Ramës e Metës janë duke vazhduar që kur Presidenti Meta refuzoi që të dekretojë Gent Cakaj ministër të Jashtëm të Shqipërisë./21Media

Back to top button