Në Bosnje vazhdon punimet samiti rajonal

Në Bosnje vazhdon punimet samiti rajonal

Në Jahorinë të Bosnje dhe Hercegovinës po zhvillohet dita e dytë e samitit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, në nivel presidentësh.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta gjatë këtij samiti tha se Kosova duhet të trajtohet me respekt.

“Tashmë është koha e duhur që Bosnja dhe Hercegovina, e jo vetëm, të bëjnë përpara në drejtim të njohjes dhe pranimit të realitetit. Republika e Kosovës është shtet i pavarur e sovran dhe duhet të trajtohet me respekt, para së gjithash nga vetë fqinjët e saj”, tha Meta.

Meta tha se Bosnja duhet të kishte bërë të gjitha përpjekjet për pjesëmarrjen e Kosovës, ndërsa vendet e tjera duhet të njohë realitetin.

“Është koha e duhur që jo vetëm Bosnja dhe Hercegovina, që duhet të kishte bërë të gjitha përpjekjet për të garantuar pjesëmarrjen e Kosovës në këtë Samit, por edhe çdo vend tjetër të bëjë përpara në drejtim të njohjes dhe pranimit të këtij realiteti. Republika e Kosovës është shtet i pavarur e sovran dhe duhet të trajtohet me respekt, para së gjithash nga vetë fqinjët e saj”, tha Meta.

Në samitin në Sarajevë marrin pjesë përfaqësues të Bosnje dhe Herzegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë, Greqisë, Kroacisë, Moldavisë, Rumanisë, Turqisë dhe Sllovenisë.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se pavarësisht “gatishmërisë dhe vullnetit” për të marrë pjesë në samit, ai ka vendosur të mos shkojë në Sarajevë, sepse, siç ka thënë në një postim në Twitter, “trajtimi dhe deklaratat nga Presidenca e Bosnje dhe Hercegovinës nuk janë në favor të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe vlerave dhe parimeve të BE-së”.