Meta në Lezhë: Erdha me eskortë për të mbrojtur votën

Meta: Bandat kanë mbështetjen e Policisë

Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta, i cili shkoi menjëherë me gjithë eskortën e tij pas incidentit me anëtarin e LSI-së në Lezhë, ka thënë se ka shkuar atje për të mbrojtur votën.

“Bandat e Rilindjes po deformojnë votën. Bandat kanë mbështetjen e Policisë, të Haki ‘Drogës’. Kam ardhur në Lezhë me gjithë eskortë për të mbrojtur votën e lezhjanëve. Sot në Lezhë kanë goditur Florian Dushkun. Do të kërkojmë hetime dhe arrestime. Do të qëndroj derisa të numërohet çdo votë”, tha ai.

Paraditen e sotme, një anëtar i LSI, Florian Dushku, u plagos nga një grup jashtë qendrës së votimit.

Back to top button