Meta takon presidentin maqedonas

Meta takon presidentin maqedonas

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka shprehur keqardhjen se nuk ka as asnjë reagim nga politika për zgjidhjen e krizës politike.

Shqetësimin ai e shprehu teksa njoftoi një takim me homologun e tij maqedonas, Stevo Pendarovski.

“Ndërkohë sot bëhet një muaj i shpërdoruar kot që nga dekreti për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, për arritjen e një zgjidhje gjithpërfshirëse që forcon besueshmërinë e vendit për zgjedhje të lira e të ndershme. Po kështu ishte kënaqësi të konstatoja vendosmërinë e Presidentit Pendarovski për të bashkëpunuar dhe përfshirë opozitën në dialog për çështjet themelore të shtetit dhe demokracisë”, ka shkruar Meta.

 Të dy vendet tona, thotë Meta, duhet të bashkojnë përpjekjet për çeljen e negociatave për anëtarësim në tetor./oranews