Meta i drejtohet Komisionit Hetimor

Meta i drejtohet Komisionit Hetimor

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka mbërritur tashmë në Komisionin Hetimor.

Presidenti ka ecur në këmbë nga presidenca në drejtim të kryesisë së kuvendit.

Ndërkohë në kryesine e kuvendit kryeministri, Edi Rama është duke zhvilluar një takim me Gramoz Ruçin.

Meta para se të hynte në Komision ka thënë do jetë president deri në fund të mandatit.

“Unë jam shumë i përcaktuar. Jam shumë mendje-mbushur dhe shumë i bindur në gjithë veprimet e mia. Nisma e mazhorancës nuk është shqetësimi im. Jam për t’iu garantuar të gjithëve se deri në 24 korrik 2022 presidenca do jetë një kështjellë e mbrojtjes së kushtetutës”, ka thënë ai.