Meta për negociatat: Asgjë s’ka përfunduar
18 Tetor 2019
Sot vendoset nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do t'i hapen negociatat
Sot vendoset nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do t’i hapen negociatat
Presidenti i Republikës sëShqipërisë, Ilir Meta nga Kukësi ka folur për hapjen e negociatave. Ai ka deklaruar se nuk mund të flitet asgjë për këtë proces, pasi ende nuk ka përfunduar.
“Shpresojmë të ketë reflektim dhe vendet skeptike të marrin shembullin e Bundestagut”, është shprehur kreu i shtetit.
I pyetur nëse do të dekorojë Kryeministrin nëse do të çelen negociatat, kreu i shtetit tha: Sot jemi për të dekoruar Radio Kukësin me titullin “kalorësi i flamurit kombëtar” sepse e ka merituar duke përmbushur misionin fisnik, sidomos në mbrojtje të të drejtave të shqitparëve në ish-jugosllavi duke patur kontribute historike për ato arritje që ka Kosova dhe shqiptarët në Maqedoninë e Veriut.
Drejtuesit e vendeve të BE-së janë mbledhur në ditën e dytë të samitit në Bruksel, ku do të vendosin sot nëse Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut do t’i hapen negociatat.