“Sot mbushen 20 vjet nga dita kur NATO vendosi të ndërhyjë për të imponuar paqen"

“Sot mbushen 20 vjet nga dita kur NATO vendosi të ndërhyjë për të imponuar paqen”

Ishte ora 19:45 kur 24 marsin e dy dekadave më parë, avionët e NATO-s lëshuan raketat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish-Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e mbetura të ish- Federatës Jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi.

Urdhrin për fillimin e fushatës e kishte dhënë presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton. Shefi i Shtëpisë së Bardhë e përshkroi këtë si mundësinë e vetme për t’u dhënë fund tmerreve në Kosovë.

“Përherë mirënjohës SHBA dhe NATO, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm”, shkruan presidenti i Shqipërisë Ilir Meta në Facebook, duke vlerësuar atë ndërhyrjen ushtarake si vendimi që i dha fund gjenocidit e spastrimit etnik dhe parapriu Pavarësinë e Kosovës,

“Sot mbushen 20 vjet nga dita kur NATO vendosi të ndërhyjë për të imponuar paqen duke i dhënë fund gjenocidit e spastrimit etnik dhe paraprirë Pavarësisë së Kosovës, e cila forcoi paqen e stabilitetin në rajonin tonë. Përherë mirënjohës SHBA dhe NATO, për këtë kontribut të jashtëzakonshëm. Tashmë 10-vite anëtare në NATO, Shqipëria mbetet e angazhuar maksimalisht në mbrojtjen e vlerave të lirisë, paqes e sigurisë në rajonin tonë dhe kudo në botë”, shkruan Meta.