Meta kujton Nënë Terezën

Meta kujton Nënë Terezën

Në 109-vjetorin e lindjes së Shenjtores Nënë Tereza, presidenti shqiptar Ilir Meta tha se urtësia dhe porositë e saj duhet të shërbejnë si burim frymëzimi që të gjithë së bashku të bëjnë gjithçka që duhet për këdo që ka nevojë për ndihmë, solidaritet e përkrahje sociale.

Meta tha se Nënë Tereza është simboli shqiptar dhe botëror i humanizmit e solidaritetit njerëzor, si dhe shembulli i dashurisë e përkujdesjes të çdo nëne shqiptare.

Ne përkujtojmë me nderim e respekt trashëgiminë e vyer të veprës së Saj humane e hyjnore të paharruar”, shkroi presidenti në Facebook./21Media