Meta: Negociatat të trajtohen me shumë seriozitet

Meta: Negociatat të trajtohen me shumë seriozitet

Gjatë një interviste të dhënë për media pas një aktiviteti për dhurimin e gjakut, presidenti i Shqipërisë Ilir Meta e konsideroi çështjen e negociatave me Greqinë të rëndësishme, ndaj sipas tij, duhet të trajtohet me shumë seriozitet edhe nga institucionet shqiptare.

“Takimi me Ramën të mërkurën i zakonshëm, por diskutuam edhe për negociatat që po bëhen me Greqinë dhe institucioni i Presidentit pret informacione të mëtejshme dhe të hollësishme në lidhje me këtë çështje”, tha ai.

Meta e konsideroi me rëndësi rikonfirmin në detyrë të kreut të Gjykatës Kushtetuese pasi kaloi vetingun, por kreu i shtetit tha se tashmë pret edhe plotësimin e vendeve të tjera të Kushtetueses në mënyre që të funksionojë normalisht ky institucion. Po ashtu me rëndësi është, sipas tij, edhe nisja e punës nga Këshilli i Emërimeve.