Meta refuzon dekretimin e Gent Cakajt

Nuk e dekreton kosovarin për këto arsye

Presidenti Ilir Meta refuzon të dekretojë Gent Cakajn si ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme. Refuzimin dhe arsyet presidenti i ka postuar në faqen zyrtare të presidencës.  Kjo është hera e parë që një president refuzon dekretimin e një ministri.

Gent Cakaj u propozua të emërohet nga kryeministri Edi Rama në postin e lënë bosh nga Ditmir Bushati, i cili u shkarkua nga kryeministri gjatë Asamblesë Kombëtare që u mbajt më  28 dhjetor. Nga ana e tij presidenti Meta refuzoi të dekretojë shkarkimin e Bushatit.

S’kemi kohe per eksperimente

“Në mungesë të kohës për të eksperimentuar e provuar kapacitetet dhe aftsitë e ministrit të propozuar përballë sfidave aktuale madhoer për vendin dhe interesat e kombit gjykoj se në krye të ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme duhet një individ i sprovuar dhe efikas me njohje të plotë të përgjegjësive shtetërore kombëtare dhe administrative. Gjithashtu duhet të jetë i vetëdijshëm për impaktin e madh dhe vendimtar që do të ketë në politikën e jashtme, veçanërisht  në muajin e ardhshëm, por dhe gjatë kryesimit të OSBE-së nga Shqipëria që është një përgjegjësi historike për vendin tonë. 

Profili i Genti Cakajt  ka mungesë të qartë të përvojës politike, diplomatike, administrative shtetërore në secilën element dhe tërësi” shkruan Presidenti në letrën drejtuar kryeministrit Rama me nr 16/1 dhe që mban datën 10 janar.

Deklaratat e Cakajt te rrezikshme dhe me pasoja
Madje presidenti i quan “të rrezikshme” dhe me “pasoja të paparashikueshme” në rajon deklaratat që Cakaj ka bërë gjatë kohës si zv/minister dhe shton se qendrimet e tij per korigjimin e kufijve ne kundershtim me ato te qeverise se sotme

Më tej në letrën që i drejton kryeministrit, presidenti shton se gjatë ushtrimit të detyrës si zv/ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj ka dëshmuar me të dhëna, me fakte e qëndrime se jo vetëm i mungon përvoja e sprovuar në fushën e politikës së jashtme, por se qëndrimet e tij publike lidhur me çështjet thelbësore të politikës rajonale janë të papranueshme.

“Qëndrimet e tij publike në kontekstin e debatit për të ashtuquajturin korrigjim të kufijve të Kosovës e Serbisë por edhe të Ballkanit Perëndimor janë në kundërshtim të plotë me programin e qeverisë aktuale për politikën e jashtme dhe shtjellimin e saj nga ministria e Punëve të Jashtme”

 Nuk ka certifikate sigurie

Jo vetëm kaq, por Kreu i Shtetit thotë se zoti Cakaj ka kryer edhe shkelje penale duke rrezikuar sigurinë e vendit.  Kjo pasi ai ka qëndruar 7 muaj në detyrën e zëvendësministrit të Punëve të Jashtmne pa certifikatë sigurie. Meta thotë se Cakaj ka plotësuar formularin vetëm 3 ditë pas propozimit për Ministër të Punëve të Jashtme dhe kontrolli i tij nga DSIK është bërë brenda një dite, me 4 janar./oranews

Back to top button