Presidenti ka shqyrtuar praktikën e procesit zgjedhor,

Presidenti ka shqyrtuar praktikën e procesit zgjedhor,

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, ka refuzuar emërimin e Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave.

Në dekretin e publikuar sot, thuhet se presidenti i Republikës kreu një vlerësim gjithëpërfshirës të kuadrit kushtetues, jurisprudencës kushtetuese dhe bazës ligjore që rregullon veprimtarinë e Akademisë së Shkencave.

Ditën kur janë zhvilluar zgjedhjet, Gjinushi rezulton të ketë qenë ligjërisht Kryetar i Partisë Socialdemokrate. Sipas Metës, nëse një kandidat garon për tu bërë kreu i Akademisë së Shkencave, nuk duhet të ketë poste të rëndësishme politike.

Shkelje sipas presidentit, janë bërë që në momentet kur Gjinushi ka qenë anëtari i Akademisë, pasi ligji e ka të përcaktuar qartë se nëse një anëtar i rregullt mban pozicione drejtuese në parti, nuk i lejohet që të kandidojë në funksione drejtuese në Akademinë e Shkencës, pikë kjo që është shkelur.

Skënder Gjinushi u zgjodh kryetari i ri i Akademisë së Shkencave me 35 vota në një garë pa rivalë. Në total votuan 43 akademikë.

Akademiku Artan Fuga dhe Partia Demokratike i cilësuan zgjedhjet farsë.

Gjinushi u zotua se do ta mbaj larg politikën nga akademia dhe se do ta reformojë atë./21Media