Meta: Shpresoj më të mirën për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës

Meta takohet me Mustafën dhe Osmanin

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta gjatë vizitës që sot po e zhvillon në Kosovë ka takuar edhe liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa.

Meta derisa ka shprehur kënaqësinë që Mustafa qëndron më mirë me shëndet, lëvdata pati edhe për kandidaten për kryeministre nga ky subjekt politik, Vjosa Osmani.

Kreu i shtetit shqiptar ka falënderuar të gjithë qytetarët e Kosovës që i dolën në ndihmë popullit shqiptar pas gjendjes së krijuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Ai ka uruar më të mirën për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Kam kënaqësinë që jam takuar edhe me Vjosa Osmanin e cila mendoj që është një përfaqësuese e LDK-së dhe një protagonist e shkëlqyer për të gjitha gratë dhe vajzat që besojnë te demokracia të cilat besojnë te roli dhe kontribut tyre në jetën e vendin në modernizimin e institucioneve. Kosova ka shkëlqyer edhe në këtë drejtim të rolit thelbësor të grave dhe vajzave në të gjitha forcat politike në shoqërinë e saj dhe shpresoj më të mirën për krijimin e institucioneve të reja të Kosovës, dhe edhe njëherë një falënderim për të gjithë qytetarët e Kosovës për gjithçka çka kanë bërë në mbështetje të Shqipërisë për të përballuar këtë dhimbje të thellë, por edhe për pasojat e mëdha që ka lënë tërmeti i 26 nëntorit”, tha Meta.

Duke folur për gjendjen në Durrës, Meta tha se për rimëkëmbjen e këtij qyteti pas tërmetit do të kërkojë një plan të mirë menduar dhe të mbështetur rindërtimin dhe rikuperimin e të gjitha pasojave.

Nga ana e saj, Osmani e falënderoi Metën për nderimin që u bëri ushtarëve të Kosovës që kontribuuan në misionin e tyre në Shqipëri pas tërmetit.

Ajo tha se pret që të thellohet tutje bashkëpunimi në mes Kosovës dhe Shqipërisë.

E falënderuam presidentin për vlerësimin që ua ka dhënë pjesëtarëve të ushtrisë së Kosovës të cilët me të vërtetë kontribuuan shumë sidomos në momentet e para pas tërmetit dhe po ashtu përkujdesjen që sot po tregon ndaj familjes Abazi nga Gjilani që humbën dy djemtë e tyre…LDK mezi presim që ta thellojmë bashkëpunimin mes Kosovës dhe Shqipërisë natyrisht me z. Meta”, tha Osmani.

Back to top button