Meta: Shqipëria nuk do të jetë më e oligarkisë

Meta i bindur për fitore

Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) sot zhvilloi takim elektoral me banorët e Kajavës, ish lideri i kësaj partie Ilir Meta tha se LSI do të dalë forcë e parë politike në Kavajë.

“Ka ardhur koha jo vetëm për drejtim të ri por më 25 qershor, Kavaja do të fillojë Vettingun ndaj atyre që ia nxinë faqen Kavajës, ndaj atyre që u mësuan t’i dhunojnë dhe t’i shtypin qytetarët e Kavajës”, tha Meta.

“Flet për vetting, por e mbuloi Shqipërinë me drogë, ka frikë nga zgjedhjet e lira dhe transparenca. Nuk ka lidhje me të majtë apo të djathtë, por vetëm me tepsinë dhe kusinë e tij. Nuk la trafikant pa futur në Parlament dhe bën moral për drejtësi”, tha Meta, duke iu referuar kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se pushteti do kalojë nga duart e pakicës informale, në duart e shumicës reale. “Pranvera e dytë demokratike në Shqipëri është e pakthyeshme. Uragani i demokracisë është i pandalshëm, rinia e Shqipërisë e ka vendosur, Shqipëria nuk do të jetë më e oligarkisë dhe ne do t’i çlirojmë të gjithë shqiptarët nga regjimi oligarkik”, u shpreh Meta.

Back to top button