Meta është shprehur mirënjohës ndaj Turqisë

Meta është shprehur mirënjohës ndaj Turqisë

Kryeministri i Shqipërisë, Ilir Meta gjatë Samitit të Sarajevës është takuar sot me Presidentin e Turqisë. Recep Tayyip Erdogan.

Meta pas këtij takimi është shprehur se marrëdhëniet në mes dy shteteve janë premtuese.

“Kënaqësi të takoja sot në Sarajevë, Presidentin e Turqisë, z.Recep Tayyip Erdoğan.
Marrëdhëniet tona të shkëlqyera tradicionale kanë një të ardhme mjaft premtuese.
Mirënjohës për peshën e jashtëzakonshme që Turqia mban për të mbrojtur Ballkanin dhe Europën nga emigracioni i paligjshëm.”, ka shkruar Meta në Facebook.

Në samitin në Sarajevë marrin pjesë përfaqësues të Bosnje dhe Herzegovinës, Serbisë, Malit të Zi, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë, Greqisë, Kroacisë, Moldavisë, Rumanisë, Turqisë dhe Sllovenisë./21Media