Meta thirrje popullit: Ejani më 2 mars të protestojmë në bulevard

Ilir Meta do të jetë Presidenti i parë që udheheqë një protestë kundër Qeverisë në 3 dekadat e fundit

Kryetari i shtetit, Ilir Meta, i ka bërë thirrje popullit shqiptar t’i bashkohet pasditen e 2 marsit në bulevardin “Dëshmorët e kombit” për t’i dhënë fund asaj që ai e quan grushti i shtetit.

Presidenti i Republikës deklaroi se më 2 mars të gjitha institucionet do t’i kthehen popullit duke paralajmëruar ashpër kryeministrin Edi Rama.

Kryetari i shtetit ka sqaruar qëllimin e tubimit duke akuzuar jo vetëm Qeverinëpor edhe faktorin ndërkombëtar. 

Prej 3 ditësh Presidenti i Republikës Meta ka folur për grusht shtetin duke akuzuar mazhorancën se synon t’i marrë kompetencat në lidhje me gjykatën Kushtetuese.

Meta ka kritikuar ashpër vendimin e parlamentit qe i vendosë 10 ditë afat kreut të shtetit për të zhvilluar ceremoninë e betimit të anetarëve të gjykatës Kushtetuese. Por ndryshe nga herët e tjera, Meta nuk ka vendosur thjesht të refuzojë firmosjen e këtij ligji, por ka shkuar një hap më tutje duke thirrur qytetarët në protestë.

Kjo strategji politike nuk është e re për Ilir Meten. Në muajin nëntor ai artikuloi të njejtat akuza ndaj Qeverisë dhe ftoi qytetarët t’i bashkoheshin në një tubim në datën 8 dhjetor. Por për shkak të situatës së vështirë të krijuar pas tërmetit të 26 nëntorit, axhenda politike u pezullua.

Back to top button