Meta u premton përkrahje familjes Abazi

Meta ngushëllon familjen që humbi dy djemtë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë me kryeministrin në largim, Ramush Haradinaj, dhe kryetarin e Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri kanë bërë një vizitë ngushëlluese familjes Abazi që humbi dy djemtë e saj në tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri.

Nga Livoçi i Gjilanit, Meta tha se ndjenja e solidaritetit dhe vëllazërore që po ekziston mes dy vendeve po lehtëson dhimbjen e çdo qytetari në Shqipëri, por edhe të familjes Abazi.

Nuk mund të mos vija sot në Gjilan për të ndarë dhimbjen me familjen Abazi, për humbjen e dy njerëzve mjaft të dashur që është një humbje e pazëvendësueshme e cila ishte pjesë e gjithë aty humbjeve njerëzve që pësuan në tërmetin e 26 nëntorit në Shqipëri. Besoj që me këtë ndjenjë të solidaritetit që ekziston mes dy vendeve tona, që është një ndjenjë tepër vëllazërore dhe njerëzore, dhimbja do të jetë më e lehtë. Kjo familje do të ketë mundësi për të përballuar atë me mbështetjen e të gjithë neve në mënyrë edhe ata fëmijë që kanë humbur prindërit e tyre të ketë mbështetjen për një të ardhme më të mirë” , tha Meta.

Presidenti gjatë ditës ka dekoruar njësitet e kërkim-shpëtimit që i dolën në ndihmë shtetit shqiptar gjatë tërmetit./21Media

 

Back to top button