Meta uron Kurtin: Arritje sa më të mëdha në të mirë të Kosovës

Meta përshëndeti arritjen e marrëveshjes

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta përshëndeti arritjen e marrëveshjes së sotme ndërmjet Vetëvendosjes dhe LDK-së.

Meta përmes një postimi në facebook e uroi Albin Kurtin dhe i dëshiroj suksese dhe arritje sa më të mëdha në  të mirë të Kosovës, në sfidat që e presin.

“Përshëndes ngrohtësisht arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje të Lëvizjes Vetëvendosja (LVV) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) si dy parti fituese të zgjedhjeve të përgjithshme të 6 tetorit 2019 në Kosovë. Një qeverisje e qëndrueshme është në interes, jo vetëm të Kosovës, por edhe të gjithë rajonit.”, shkroi Meta në facebook.

Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) edhe zyrtarisht sot nënshkruan marrëveshjen për bashkëqeverisje. Lajmin e bënë të ditur kryetari i VV-së, Albin Kurti dhe ai i LDK-së, Isa Mustafa. Të dy thanë në një konferencë për media se kanë vlerësuar se kjo marrëveshje është në dobi të Kosovës./21Media

Back to top button