Vendimi është jo vetëm një drejtësi e vonuar, por edhe thirrje që mos të harrohet urrejtja etnike

Vendimi është jo vetëm një drejtësi e vonuar, por edhe thirrje që mos të harrohet urrejtja etnike

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Hagës për dënimin me burgim të përjetshëm të kriminelit, Radovan Karaxhiçin për gjenocid dhe krime të luftës në Bosnje dhe Hercegovinë në vitet 1990.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, kreu i shtetit të Shqipërisë shkruan se ky vendimi është jo vetëm një drejtësi e vonuar, por mbi të gjitha një thirrje që mos të harrojmë urrejtjen etnike.

Vendimi i sotëm i Tribunalit të Hagës, që dënoi Radovan Karaxhiçin, është jo vetëm një drejtësi e vonuar, por mbi të gjitha një thirrje që mos të harrojmë urrejtjen etnike e genocidin që buron prej saj dhe një mësim për të punuar pa u lodhur për bashkëjetesën e harmoninë mes popujve, kombeve dhe etnive në Ballkan.”, ka shkruar Meta.

Karaxhiç është dënuar në 2016 me 40 vjet burgim, duke u shpallur fajtor për gjenocid në masakrën e Srebrenicës më 1995. Në këtë vend janë vrarë më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë nga forcat serbe të Bonjës, për të shënuar mizorinë më keqe në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore. Karaxhiq, 73-vjeçar, ish-poet dhe psikiatër, ishte shpallur fajtor edhe për orkestrim të rrethimit të Sarajevës, që ka rezultuar me gati 10,000 persona të vdekur./21Media