Meta viziton në spital koordinatorin Çela

Meta i uroi shërim sa më të shpejtë Blerim Çelës

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, vizitoi mbrëmjen e sotme në Spitalin e Traumës, koordinatorin e LSI-së në Fushë Krujë, Blerim Çela.

Çela ishte transportuar më herët në urgjencë, pasi u dhunua nga të panjohur në momentin që ndodhej në një prej zyrave elektorale të LSI-së në zonën e Fushë Krujës.

Pasi u njoh nga afër me gjendjen shëndetësore të koordinatorit të LSI-së, Meta i uroi shërim sa më të shpejtë Blerim Çelës dhe kërkoi vënien para përgjegjësisë ligjore të agresorëve.

Më pas, kandidatja e LSI-së në qarkun Durrës, Nora Malaj, dha një prononcim për median, ku i bëri thirrje autoriteteve shtetërore të marrin masa për të ndalur dhunën ndaj përfaqësuesve të LSI-së dhe kërkoi distancimin nga akte të tilla të turpshme.

Back to top button