Përgjigjet Meta

Përgjigjet Meta

Për herë të parë Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta zbulon informacionin sekret që kishte marrë një ditë para se të zhdekretonte 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore.

Para komisionit hetimor, Kreu i shtetit deklaroi se më datën 7 qershor kishte marrë informacion sekret se persona të caktuar do të përpiqeshin të shfrytëzonin mitingun e lajmëruar nga opozita më 8 qershor përveç akteve të tjera edhe për djegien e kuvendit të Shqipërisë.

Argumenti tjeter është se mbrojti të drejten për zgjedhje. Dhe solli rastin e Bullgarisë e cila u gjobit nga Strasburgu pikërisht se nuk mbrojti këtë të drejtë.