Lufta me zjarret në Californi

Lufta me zjarret në Californi

Zjarret në Californi fatkeqësisht vazhdojnë të përfshijnë pjesët veriore dhe jugore të vendit, dhe tashmë, ndihmë në para për shuarjen e tyre kanë ofruar dhe po ofrojnë një radhë personash, në mesin e tyre edhe personalitete botërore.

Me këtë rast, në mesin e atyre që dhanë donacione është edhe bendi Metallica.

Ky bend, përmes Twitter-it njoftoi se dhuroi 100 mijë dollarë, këtë përmes organizatës jo profitabile All Within My Hands.

Është pikëlluese sepse komunitetet rreth Californisë për të tretin vit me radhë po përjetojnë tragjedinë e përfshirjes në zjarr”, shkroi Metallica.

Gjysma e parave të cilat i dhuroi Metallica do të shkojnë për fondin Sonoma County, e gjysma tjetër për fondin Wildfire Relief Fund. Të dy këto organizata i janë përkushtuar ndihmës së viktimave të këtyre zjarreve, duke ju ndihmuar atyre që të rifillojnë jetën normale pas shkatërrimit të vendbanimeve.

Bendi po ashtu i kanë inkurajuar fansat e tyre që t’u ndihmojnë zjarrfikësve në shuarjen të zjarreve dhe atyre që janë dëmtuar nga to, qoftë me para, me ushqime, veshmbathje dhe gjëra të tjera.

Kjo nuk është hera e parë që Metallica ofroi ndihmë në para. Vitin e kaluar, ai dha 100 mijë dollarë për komunitetin në North Valley dhe departamentin e zjarrfikësve në Los Angeles, të cilat u ofrojnë shërbime viktimave në qendra evakuimi.

Me këtë ndihmë, Metallica iu bashkua një liste të gjatë personalitetesh të cilët kanë dhuruar donacione për këtë shkak. Një prej atyre që ofroi ndihmë është edhe aktori, njëherësh sportisti i sportit të mundjes, John Cena. Ai dha 500 mijë dollarë për ndihmë të shuarjes së zjarreve në Californi.

Tani për tani, California është si një ngushticë e tmerrshme. Po digjet. Ajo është e rrethuar nga zjarret”, ka thënë Cena në një video të postuar në Twitter. Kjo do të thotë se vendi ka nevojë për ndihmë ka thënë ai.

Sipas të dhënave për zjarret në Californi, gjatë tri javëve përfshirje në zjarr u dogj një sipërfaqe prej 3906.25 metrash katror.