Biletat do të rikthehen

Biletat do të rikthehen

Metallica ka shtyrë turneun në Australi dhe Zelandën e Re pasi vokalisti kryesor James Hetfield u rikthye në qendrën e rehabilitimit.

Grupi i famshëm njoftoi të shtunën: “Siç e dini shumica prej jush, vëllai ynë James ka luftuar me varësinë ndaj drogës prej vitesh. Ai për fat të keq është dashur të rihyjë në qendër rehabilitimi në një program trajnimi për shërimin e tij.”

Metallica shtoi se planifikojnë të fillojnë turneun sapo James të jetë gati nga ana shëndetësore.

“Ne jemi shumë të mërzitur që ju bezdisshëm kaq shumë, veçanërisht ju fansave besnikë që udhëtoni në distanca të largëta për të parë performancat tona,” thanë nga grupi.

Të gjitha biletat do të rikthehen plotësisht.

Lufta e Hetfield me varësinë ndaj drogës u pa në dokumentarin e vitit 2004 “Some Kind of Monster”.

Metallica u formua si grup në vitin 1981 dhe është i njohur për hitet “Enter Sandman”, “Master of Puppets” dhe “One”.